S’kishte dëshmi vaksinimi, futet në Kosovë ilegalisht por kapet nga Policia

Pasi që nuk kishte dëshmi se është vaksinuar kundër Covid-19, një person ka shfrytëzuar rrugët dytësore për të hyrë në Kosovë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është ndaluar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, e ku është vërtetuar se më parë i ishte ndaluar hyrja për shkak të mungesës së dëshmisë.

I dyshuari gjatë intervistimit i ka konfirmuar Policisë se ka shfrytëzuar rrugë dytësore për të hyrë në Kosovë.

Kurse, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.