Ndahet nga jeta ish-ushtari i UÇK-së

Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Milaim Berisha.

I ndjeri kishte kohë që ishte duke vuajtur nga një sëmundje e rëndë.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar familjarët e Berishës.

Me pikëllim të thellë, të dashur familjar e miq, ju njoftojmë që sot pas një sëmundje të gjatë u nda nga jeta luftëtari i lirisë, gjyshi, vellau, babai ynë Milaim Sahit Berisha”, thuhet në njoftim.

Varrimi i të ndjerit bëhet në ora 17:00 në varrezat e fshatit Vasilevë.