Vëllai me familje i aksidentohen, polici Rrahman Gashi nuk largohet asnjë çast nga detyra në Mitrovicë

Polici i Stacionit Policor në Klinë, njëherit veterani dhe ish-ushtari i Njësisë së Policisë Ushtarake të Brigadës 123 në Reti të Rahovecit, Rrahman Gashi sot u nis për të shërbyer në Mitrovicë.

Gashi, sot mori një lajm jo të mirë, ku mësoi se vëllai i tij ishte aksidentuar me makinë, bashkë me kunatën dhe dy fëmijët e tyre.

Por, polici nuk e lëshoi detyrën, Klina.info mëson se ai vetëm i është lutur Zotit për shëndetin e tyre.

Klina.info mëson gjithashtu se viktimat janë duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë, ku kunata dhe vëllai i Gashit do t’i nënshtrohen një operacioni në Repartin e Ortopedisë.

Vlen të theksohet që Rrahman Gashi, ka qenë i plagosur në vitin 1998 në betejën e Studençanit dhe është polic i gjeneratës sê parë të Shërbimit Policor të Kosovës.