Rexhep Selimi sot ishte i pranishëm në 20 vjetorin e masakrës së Dubravës së bashku me vëllaun e tij

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish komandanti i UÇK-së, Rexhep Selimi sot ishte i pranishëm në 20 vjetorin e masakrës së Dubravës së bashku me vëllaun e tij i cili është i mbijetuar i kësaj masakre.

Selimi përmes një fotografie të postuar në faqen e tij në Facebook, ka shkruar se masakra e Dubravës është masakra ku kriminelët serbë kishin treguar se sa të poshtër janë se sa të ligj janë, se sa frikacakë janë.