Pakoja e Rimëkëmbjes në Amerikë ka vlerë 900 miliardë, 600 dollarë për çdo qytetarë!

Kongresi amerikan ka arritur marrëveshjen për Paketën monetare për zbutjen e pasojave të pandemisë. Republikanët dhe demokratët kanë arritur marrëveshjen mbrëmë në Senat.

Presidenti i tashëm Donald Trump mbështet propozimin dhe do ta nënshkruajë atë, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ben Williamson,

Mitch McConnelli, udhëheqësi i shumicës republikane në Senat, deklaroi se përparimi dypalësh për të cilin ka nevojë vendi është bërë më në fund.

Kjo paketë përfshinë nga 600 dollarë për secilin qytetar si edhe pagesa javore prej 300 dollarësh për të papunët.

Gjatë ditës së sotme kjo paketë do të votohet.