Aksident në Ozdrim të Pejës, një i lënduar dërgohet në Spital

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:55 minuta një aksident është raportuar në rrugën Pejë – Istog, gjegjësisht tek fshati Ozdrim.

Një automjet i tipit Golf 4 me një person të ngujuar në të fillimisht është vërejtur nga një patrollë e Ushtrisë së Kosovës që ka qenë në lëvizje të detyrës dhe të njejtit kanë ndaluar për ti dhënë ndihmë urgjente ngasësit të ngujuar.

Menjëherë është ftuar Policia dhe Zjarrëfikësit. Këta të fundit kanë marrë masat e lirimit të personit të ngujuar dhe i njejti është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës për tretman mjekësor.

Mentor Dreshaj – shef i turnit në brigadën e Zjarrëfikësve të Pejës, ka falënderuar Ushtrinë e Kosovës për mbështetjen e treguar deri në informacionin dhe arritjen e ekipieve zjarrëfikëse.

“Personi i ngujuar është nxjerrë dhe është drejtuar për në Spital me lëndime. Një falënderim për Ushtrinë tonë. Një apel për të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të shtojnë kujdesin.”-tha Dreshaj për ‘RADIO 1’.

Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar tek ky aksident, përderisa policia ka filluar hetimet në vendngjarje për të vërtetuar rrethanat