Kosova pjesë e trajnimit nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, Shaheen: Në kohën e duhur mes përkeqësimit të kushteve të sigurisë në veri

Senati amerikan, në një mbledhje, ka miratuar Projektligjin e Mbrojtjes për vitin fiskal 2024, pjesë e të cilit është edhe një trajnim që përfshin Kosovën.

E për këtë ka kontribuar edhe senatorja amerikane, Jeanne Shaheen.

Shaheen ka ndihmuar në sigurimin e një dispozite që do të zgjeronte autoritetin ekzistues të Departamentit të Mbrojtjes për të trajnuar forcat ushtarake partnere të Evropës Lindore si pjesë e stërvitjeve shumëpalëshe dhe ka arritur që ta zgjerojë atë për të lejuar pjesëmarrjen e forcave ushtarake të Kosovës.

Në një komunikatë zyrtare të senatores Shaheen, bëhet e ditur se një kontribut i tillë është mëse i nevojshëm marrë parasysh situatën e sigurisë në veri të vendit.

“Senatorja Shaheen ndihmoi në sigurimin e një dispozite që do të zgjeronte një autoritet ekzistues për Departamentin e Mbrojtjes për të trajnuar forcat ushtarake partnere të Evropës Lindore si pjesë e stërvitjeve shumëpalëshe dhe do ta zgjeronte atë autoritet për të lejuar pjesëmarrjen e forcave ushtarake të Kosovës. Përpjekjet e Shaheen janë veçanërisht të rëndësishme dhe në kohën e duhur mes përkeqësimit të kushteve të sigurisë në veri të Kosovës”, thuhet në reagimin e senatores.

Pas kalimit në Senat, Ligji do të merret në shqyrtim nga Dhoma e Përfaqësuesve.