PAMJE/ Makina del nga kthesa, bie në Gjanicë: S’ka sinjalistikë

Një aksident i rëndë u shënua Mallakastër. Makina ka dalë nga rruga në aksin Fier-Ballsh tek kthesa e Visokes dhe ka përfunduar në lumin e Gjanicës.

Forcat e policisë kanë arritur të nxjerrin trupin e viktimës Gramoz Isufaj nga ujërat e turbullta të lumit.

“Rruga ka kthesa të shumta dhe mungon siguria në rrugë, si sinjalistika apo barrierat. Mbetet për tu konfirmuar shkaku, por paraprakisht mendohet se është shpejtësia e lartë. Në këtë moment ka stuhi të forta ere dhe shiu”, tha në raportimin nga vendi i ngjarjes, gazetarja e Abc News Valbona Davidhi./abcnews.l