Ilir Tolaj dënohet me 3 vite burgim

Ish-sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj është dënuar me tri vite burgim.

Gjykata e Apelit ka aprovuar pjesshëm ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës se Kosovës, në rastin e Tolajt dhe gjashtë personave të tjerë, shkruan Indeksonline

Kësisoj, aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 06.06. 2018, është ndryshuar nga aktgjykim lirues në atë dënues.

Të akuzuarit në fjalë, janë shpallur fajtor nga ana e Gjykatës së Apelit për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas nenit 422 par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës dhe janë gjykuar:

Ilir Tolaj – 3 vjet

B.F. – 2 vjet e 4 muaj

Z.K. – 2 vjet e 8 muajsh.

Ndërsa V.H.,F.T. dhe R. Th., secilën veç e veç, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 6 muajsh.

Dënimet do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë se aktgjykimit, ndaj të cilit palët kane të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh, në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës.

Gjykata e Apelit gjeti se nga provat që janë pjesë e shkresave të lëndes, janë permbushur të gjitha elementet e veprave penale, për të cilat ata janë shpallur fajtor