Të hënën vendoset për fatin e Klinës

Komuna e Klinës, qyteti i cili u prek i pari nga pandemia e koronavirusit  po qëndron në karantinë që nga 14 marsi kur edhe u konfirmua rasti i parë.

Ndërsa të hënën do të vendoset përfundimisht nëse ky qytet do të largohet apo jo nga karantina.

Këtë e ka bërë të ditur për media, Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Hekuran Sejdiu.

Sejdiu ka thënë që të hënën do të vendoset për fatin e Klinës.

“Të hënën vendoset a do të dalim apo jo nga karantina por me shumë gjasë do të dalim pasiqë nuk ka pasur ndonjë rast tjetër në Klinë”, ka thënë Sejdiu.

Kujtojmë që në Klinë pas rastit të parë të konfirmuar me koronavirus nuk ka pasur ndonjë rast tjetër, dhe vajza nga Italia e cila banonte në Klinë tashmë është shëruar.