Rrokulliset me traktor, vdes 65 vjeçari nga Çabiqi i Klinës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Çabiq të Klinës.

Klina.info mëson se një person është rrokullisur me traktor, dhe i njëjti nga plagët e rënda ka ndërruar jetë.

Viktima është i moshës 65 vjeçare. Policia dhe mjekët, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku e kanë konstatuar vdekjen e qytetarit.