Kurti publikon fotografi nga Davosi, Vuçiqi në qoshe

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar disa fotografi nga Forumi Ekonomik Botëror që mbahet në Davos.

Kurti ka publikuar tri fotografi nga një panel i përbashkët i liderëve të Ballkanit Perëndimor. Në fotografitë e publikuar, shihet edhe Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, i cili është ulur në qoshe.

Në njërin prej fotografive të publikuara, Vuçiq duket se shikon në drejtim të Kurtit, i cili po përshëndetej me të njërin prej të pranishmëve.