Ky është 65- vjeçi nga fshati Çabiq i Klinës, që vdiq pasi u rrokullis me traktor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Çabiq të Klinës.

Klina.info mëson se një person është rrokullisur me traktor, dhe i njëjti nga plagët e rënda ka ndërruar jetë.

Burimet e portalit tonë, mësojnë se viktima është 65 – vjeçi Ukë Gashi nga fshati Çabiq.
I njëjti dyshohet se u rrokullis me traktor derisa po barte dru.

Ndryshe, policia dhe mjekët, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku e kanë konstatuar vdekjen e tij.