Kryetari dhe Drejtori i KB Dukagjinit, me plane të mëdha për boksierët e Klinës

Kryetari i KB Dukagjini Januz Dervishi sot ka vizituar Drejtorin e Klubit të Boksit “Dukagjini”, Hajdin Balaj.
Balaj me këtë rast e njoftoi Dervishin për Turnirin Memorial Ndërkombëtar kushtuar dëshmorëve Sylë, Idriz, Milaim Balaj që do të mbahet për herë të tretë në Klinë.
Dervishi, ia ofroj mbështetjen e tij Balajt dhe ekipit që udhëheq ai, derisa ata folën edhe për një garë tjetër të boksit që do të mbahet në Zvicër, ku do të garojnë tre boksierë nga Klina.

Ndryshe, Turnirin Memorial Ndërkombëtar kushtuar dëshmorëve Sylë, Idriz, Milaim Balaj mbahet më datë 01.10.2023, dhe për të tretin edicion, organizohet nga Klubi i Boksit Dukagjini, në Klinë.
Në këtë turnir, do të marrin pjesë boksierë nga Zvicra, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe nga Kosova.