Hoti për vizitë zyrtare në Vatikan

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Vatikan dhe në Itali.

Nga zyra e kryeministrit njoftojnë se nesër Hoti do të pritet nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Paroli, në Logjën e parë të Pallatit Apostolik,

Ndërsa pasdite në ambientet e Qeverisë Italiane do të zhvillojë një takim me homologun e tij Giuseppe Conte

Në vizitën e parë zyrtare të kryeministrit Hoti, në shtetin e Vatikanit dhe në Republikën e Italisë, ai shoqërohet nga Zëvendëskryeministri Diton Selmanaj, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Znj. Meliza Haradinaj – Stublla dhe Zëvendës Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Znj. Teuta Sahatqiu.