2 të vdekur dhe mbi 1 mijë e 500 raste të reja me COVID-19

Dy persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me COVID-19,

Në raportin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, bëhet e ditur se janë konfirmuar edhe 1 mijë 562 raste të reja me koronavirus, ndërkohë 1 mijë e 186 qytetarë janë shëruar.

Janë kryer 4 mijë e 210 testime, ndërkaq 10 mijë e 288 raste janë aktive.