Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Pejë, Policia tregon detajet dhe revolen që iu gjet në afërsi

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Pejë.

Afërs viktimës, është gjetur një revole me një fishek, njofton policia.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES/Rr. Brigada Pejë, 20.03.2023. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe se nuk vërehen gjurmë të dhunës. Në afërsi të viktimës është gjetur një revole me fishek. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion