APEL për përdorim racional të ujit!

KRU ‘Hidrodrini’

APEL për përdorim racional të ujit!

Të nderuar konsumatorë të zonës së mbulueshmërisë, në komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik;

Jemi në sezon thatësirash verore e krahas kësaj edhe shtimit të numrit të banorëve, respektivisht ardhjes së motrave dhe vëllëzërve bashkëatdhetarë, që me automatizëm rrit edhe kërkesën për ujë.

Nisur nga ky realitet, KRU ‘Hidrodrini’, APELON tek ju, që ujin ta përdorni racionalisht, për nevoja personale/familjare për pije, higjienë e sanitari.

Ujitja e kopshteve dhe hapësirave, larja e automjeteve, oborreve, trotuareve dhe rrugëve, është veprim i cili, dikë tjetër e lë pa ujë për pije, e që bie në kundërshtim edhe me ligjin.

Lidhur me këtë problematikë, kemi rritur numrin e inspektimeve në terren dhe ndaj keqpërdoruesve do veprojmë sipas ligjeve në fuqi.

Uji është jetë – Ta ruajmë dhe ta përdorim racionalisht!

Me respekt;
Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë