UEFA cakton vendet dhe stadiumet ku do të mbahen finalet e Conference League në vitet 2024 dhe 2025

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur stadiumin Agia Sofia në Athinë (Stadiumi AEK) dhe Wroclaw (WKS Slask Wroclaw) për finalet e Conference League në 2024 dhe 2025, respektivisht.

Pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s këtë të mërkurë në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon të Zvicrës, u vendosën se kur dhe ku do të zhvillohen finalet e dy viteve të ardhshme të Conference League.