8 raste të reja me Covid 19 ne Kosove

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se janë konfirmuar edhe tëtë raste të reja me koronavirus, duke bërë që numri I të gjithë rasteve të shkojë në 89,

Përmes një postimi në Facebook, Vitia ka njoftuar edhe për shërimin e një prej pacientëve.

Të dashur qytetarë,

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 89 persona nga të cilet 8 kanë rezultuar pozitiv.

Megjithatë më në fund e kemi lajmin e mirë. Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV. Sipas rekomandimeve të OBSh kur kemi dy mostra negative të një personi me një ditē distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19.

Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës.

Faleminderit personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe të gjithë mantilbardhëve në institucionet shëndetësore në Kosovë.???