Fondacioni “Firdeus” Shqiptarët për Shqiptarët, dhuron 7500 kg miell për nevoja të familjeve në Komunën e Klinës

Në këto ditë kur e gjitha bota po përballet me një situatë aspak të lehtë nga pandemia COVID-19, jeta edhe më e vështirë bëhet për nevojtarët.
Por për t’iu dalë në ndihmë të gjithë familjeve nevojtare anembanë Kosovës po përkujdesk Fondacioni “Firdeus” Shqiptarët për Shqiptarët, nga Elvis Naçi.

Nesër bëhen dy javë që kur Klina ka hyrë në izolim shkaku i paraqitjes se një rasti me virusin covid 19, ndërsa sot Fondacioni “Firdeus” Shqiptarët për Shqiptarët ka dhuruar 7500 kg miell për nevoja të familjeve në komunën e Klinës. Shpërndarja e tyre bëhet nga xhamia e Klinës në bashkëpunim me shtabin emergjent të komunës se Klinës dhe Qendres për Punë Sociale./Klina info/