Ky është 45-vjeçari që vdiq në QKUK katër muaj pasi u aksidentua në Malishevë

Pas katër muajsh trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, burri që u lëndua në aksidentin në fshatin Dragobil të Malishevës, ka ndërruar jetë. I ndjeri, nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq të enjten në mëngjes,

Viktima po merrte trajtim në QKUK që nga 14 nëntori, për shkak të lëndimeve të rënda që kishte marrë pasi vetura në të cilën ndodhej u përfshi në aksident.

bëhet fjalë për Vaid Hoxhën, 45-vjeçar, për vdekjen e të cilit kanë njoftuar edhe familjarët e tij.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia dhe më pas trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

“Malishevë 14.11.2023-17::50. Me 14.03.2024 është raportuar se, viktima mashkull kosovar i cili ka qenë i lënduar, dhe në gjendje kome si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.