Nesër interviston Gjeneralin e UÇK-së, Alush Agushin, i njohur si “Mala”

Specialja nesër interviston Gjeneralin e UÇK-së, Alush Agushin, i njohur si “Mala”

INDEKSONLINEE Enjte, 03 Shtator 2020 15:54

Zyra e Prokurorit të Specializuar e cila vepron në kuadër të Gjykatës Speciale, nesër do ta intervistojë edhe një ish pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se Alush Agushi, i njohur edhe si (Mala) nga rajoni i Dukagjinit është i ftuari i radhës për tu intervistuar nga Gjykata Speciale.

Intervistimi i Agushit do të bëhet në Prishtinë, në selinë e EULEX-it.

IndeksOnline ka bërë përpjekje që të kontaktojë me Agushin dhe me Shoqatën e OVL së UÇK-së, mirëpo kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Rikujtojmë se dje dhe sot në Prishtinë, prokurorët e Speciales kanë intervistuar kreun e BDI-së, Ali Ahmetin ndërsa me 28 shtator për në Hagë do të udhëtoi edhe ish komandanti i UÇK-së, Agim Çeku./