Kush ishte portieri më i mirë në Superligë për edicionin 2021/22?

Flamur Gashi ishte portieri me më së shumti gjuajtje të pritura ne BKT Superligë, plot 95 në total duke ndalur 69.3% të goditjeve në drejtim të tij.

Pas tij në listën e pritësve më të mirë ishte Florjan Smakiqi me 73 goditje te mbrojtura në total, teksa podiumin e mbyll Enea Koliqi me 65 pritje gjithsej.

Sa i perket perqindjes më të lartë te pritjeve, Altik Muhaxhiri ishte i pakonkurrent me 79.6% gjuajtje të pritura (ka pranuar vetëm 13 gola ne 64 gjuajtje në drejtim të tij).

Gardianët e tjerë me perqindje të lartë të gjuajtjeve të pritura janë: Stivi Frasheri (75%), Eglant Haxho (75%), Enea Koliqi (71.4%), Faton Maloku (71.2%) dhe Betim Halimi (70.2%). /Arbon Flugaj/