Dy ditë pas sherrit, shpërthim në lokalin e Noizyt në Durrës

Pas sherrit të bujshëm me ish-in e TBA, shokun e Stresit, Kleviol Ahmeti, i njohur si “Cllevio Serbiano”, një sasi lënde plasëse i është vendosur lokalit të reperit të njohur, Noizy, raportojnë mediat në Shqipërisë.

Sipas raportimeve shpërthimi në lokalin e reperit ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Bëhet e ditur se nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat në dy katet e ndërtesës.

Nuk dihet nëse personat përgjegjës për vendosjen e tritolit janë të njëjtë me ato të sherrit të regjistruar dy ditë më parë.

Dy ditë më parë Cllevio u përfshi në një sherr të dhunshëm me reperin Noizy.

E gjithë përplasja fizike e ka zanafillën pak ditë më parë kur shoku i Stresit Cllevio Serbiano, publikoi një video në Tik Tok ku shante Noizyn.

Pas publikimit të videos, dyshja në fjalë kanë nisur debatet në rrjetet sociale.

Fill pas kësaj, Cllevio i ka shkuar Noizyt në lokal ku është rrahur nga ai dhe shokët e grupit OTR.

Sot, një ditë pasi Cllevio u arrestua dhe Noizy me babain e tij janë të lirë, thjesht të proceduar penalisht, lokali i Noizyt ka shpërthyer nga një lëndë plasëse.

SHARE