Kadetët e gjeneratës 2023 të FSK-së, sot mbajnë ceremoninë e diplomimit

Sot do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së klasës 2023 të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ngjarja do të mbahet në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke filluar prej orës 10:00.