Mësohet arsyeja e vdekjes së boksierit të ri kosovar

Boksieri i Kosovës Ensar Mujota e humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik para dy ditëve. Ai ishte vetëm 15 vjeç.

Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua sot nga Federata e Boksit e Kosovës në uebfaqen e vet zyrtare, përmes së cilës shprehu ngushëllime për humbjen e një boksier me perspektiv.

Ensari ishte pjesë e klubit të boksit “Skënder Salihu” në Shtime.

Në një postim në llogarinë e vet në Facebook, Masar Mujota njofton për vdekjen e Ensarit dhe varrimin e tij, i cili u bë të shtunën në fshatin Monopolc.

Masari, babai i Ensarit, ka treguar se djali i tij ka vdekur si pasojë e një aksidenti tragjik.

Njoftimi i plotë:

“Miq, shok dhe dashamir, ju njoftojë se sotë pas një aksidenti tragjik ka ndërruar jetë djali jonë

Ensar Bajrush Mujota!

Varrimi bëhet neser më Dt. 16.05.2020 ditë e shtunë në ora 13:00 me namazin e drekes, në varrezat e fshatit Mollopolc!

Me pikëllim të thellë familja Mujota!