Gllarevë, 3 Korrik
Sadri Haxhaj
Si sot e para 27 vitesh në vendin e qujatur “Kulla e Qëndresës” përgjatë magjistralit Prishtinë –Pejë, u zhvillua një betejë e lavdishme ndërmjet njësiteve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave çetnike serbe.
Ishte 3 korriku i vitit 1998, dhe atë ditë Gllareva lindi një Mic Sokol të dytë. Dëshmori Muhamet Haxhaj ishte betuar se vetem mbi trupin e tij të vdekur mund të kalonin forcat serbe duke u hedhur kështu mbi tanksin serb për të renë herikisht si dëshmorë i lirisë.
Atë kohë bllokimi i rrugës magjistrale Prishtinë-Pejë, të Kulla e Qëndresës nga njesitet e UÇK-së, kishte marrë vemendjen edhe të bashkësisë ndërkombetare. Ish diplomati amerikan, Riçard Hollbruk e kishte cilësuar Gryken e Dollcit si pika më e nxehtë në Evropë. Ishte pra lufta e dëshmorit Muhamet Haxhaj dhe njëistëve tjera të UÇK-së, që i benë ballë një makinerie të egër vrastare të forcave serbe, vetem e vetëm më një qëllim çlirimin përfundimtarë të populli tonë nga çizmja pushtuese serbe.
Muhamet Haxhaj ra herokisht në luftë me forcat serbe me 3 korrik 1998 në një betejë të pa barabartë më pushtuesin.Heroizimi i tij bëri që ne sot të jemi të lirë dhe më respektin më të madh ta kujtojmë Muhametin dhe të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre në altarin e lirisë.
Sot, 27 vite me pas perkulemi me respekt para veprës së tij.