Mbi 600 raste aktive me COVID

Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në raportin e fundit ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 423 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.463 doza të vaksinës.

“Deri më sot 819.198 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 99.158 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 948 testime, 36 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 48 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.093. Në total numri i rasteve aktive është 656”, thuhet në njoftim