Gjenden mbetje mortore në Prizren, dyshohet se i takojnë luftës së fundit në Kosovë

Policia njofton se në rrugën “Shefqet Berisha” në Prizren dje janë gjetur mbetje mortore. Sipas policisë, disa punëtorë kanë kanë hasur në mbetje mortore të një kufome e cila ishte e mbështjellë me rroba si dhe një batanije.

Dyshohet se mbetjet mortore i takojnë periudhës së luftës së fundit në Kosovë, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Njoftimi i plotë i policisë:

GJETJE E MBETJEVE MORTORE /Rr. Shefqet Berisha, Prizren, 19.03.2021 – 09:45. Punëtorët e Eko Regjionit, gjatë gërmimit për të hapur një varr në varrezat myslimane në qytetin e Prizrenit, kanë hasur në mbetje mortore të një kufome e cila ishte e mbështjellë me rroba si dhe një batanije. Dyshohet se mbetjet mortore i takojnë periudhës së luftës së fundit në Kosovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Tërheqja e mbetjeve mortore është bërë nga njësia e krimeve te luftës.