Një gol, tri pikë – Milani përforcon kreun e tabelës

Milani ka përforcuar vendin e parë në tabelën e Serie A.

Rosonerët kanë fituar ndaj Cagliarit me rezultat 0-1 në ndeshjen e javës së 30-të të kampionatit italian.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Ismail Bennacer në minutën e 60-të.

Me këtë fitore, Milani është në krye me 66 pikë, tri më shumë se Napoli dhe gjashtë më shumë se Interi por ka një lojë më pak