Mblidhet Këshilli Drejtues i OVL UÇK-së, flasin për qindra vrasje të pas luftës, të ish-luftëtarëve

Këshilli Drejtues i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka mbajtur sot një mbledhje.

Sipas njoftimit të kësaj organizate, thuhet se në mbledhjen e mbajtur sot, përveç tjerash, u diskutua edhe rreth qindra vrasjeve të veteranëve që po ndodhin pas luftës, siç ishte edhe rasti i fundit i vrasjes së Qerim Kelmendit.

Këshilli Drejtues i OVL UÇK-së  thekson se vrasjet e bashkëluftëtarëve, janë lajme të dhimbshme, e sidomos kur ato po ngelin të pazbuluara nga organet e drejtësisë

Këshilli Drejtues i OVL UÇK-së,  i bënë përsëri thirrje organeve të drejtësisë, që sa më shpejtë të zbardhin vrasjet”, thuhet ndër të tjera në njoftim.