Qytetari që u godit nga vetura në Zajm të Klinës, ka marrë lëndime të rënda

Para pak minutash një veturë ka goditur një person te Nora Market në Zajm të Klinës.

Viktima është dërguar menjëherë në QKMF në Klinë për tretman mjekësor.

Klina.info mëson se personi është rreth 60 vjeç dhe ka marrë lëndime të rënda.

Klina.info ka siguruar gjithashtu pamje nga vendi i ngjarjes.