Flasin nga Policia për aksidentin në Zajm ku makina goditi në këmbësor

Një këmbësor është goditur nga një veturë në Klinë, saktësisht te ‘Nora Market’.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku ka treguar se këmbësori është dërguar në Qendrën e Spitalit Rajonal në Pejë për shkak të lëndimeve.

“Policia është njoftuar se në fshatin Zajm përballë marketit ‘Nora’ në magjistrale, një automjet e ka goditur një këmbësor dhe menjëherë është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. Dhe për shkak të lëndimeve është dërguar në Qendrën e Spitalit Rajonal në Pejë”, ka thënë Gashi.