Banorët e Klinës në rrezik: Këto dy vetura po kidnapojnë njerëz

Një qytetar ka thënë se në Kodrën e Dollcit në Klinë, dy vetura po mashtrojnë qytetarët që po kalojnë andej dhe se synimi i tyre është kidnapimi i njerëzve, transmeton Gzeta Metro.Në grupin ‘Marakli t’kerreve’ në Facebook një anëtar ka bërë të ditur se në vendin e njohur Kodra e Dollcit, saktësisht në magjistralen Prishtinë-Pejë, dy vetura me tabela 02, po i mashtrojnë njerëzit.

Sipas tij, një AUDI A4 dhe një Opel Kadett bëhen sikurse kanë nevojë për ndihmë, ndërsa ato bashkëpunojnë që të bëjnë kidnapimin e njerëzve.

Ai ka kërkuar që të kenë kujdes të gjithë njerëzit që kalojnë atje.

Tutje ky anëtarë ka thënë se Policia është e informuar lidhur me këtë rast

Mirëpo diçka të tillë për Metron, nuk e ka konfirmuar Policia Rajonale e Pejës. Ata kanë thënë se nuk kanë ndonjë informatë lidhur me këtë rast.