McGregor zbulon detaje të reja në lidhje me ndeshjen kundër Khabib

McGregor zbulon detaje të reja në lidhje me ndeshjen kundër Khabib

INDEKSONLINEE Enjte, 16 Janar 2020 23:31

Conor McGregor e ka marrë rrugën që të ndeshet përsëri me kampionin e UFC, Khabib Nurmagomedov.

Kurse tani që dy boksierët kanë vendosur të ndeshen me boksierë të ndryshëm, McGregor ka treguar se ishte planifikuar një ndeshje me Numagomedovin.

“Më është ofruar. E pranova menjëherë. Ishte planifikuar, diqka po ndodhte prapa dyerve të mbyllura. Do të ndodhte”, u deklarua ai.

Por në vend të kësaj ndeshje tani Nurmagomedov do të ndeshet me Fergusonin kurse McGregor këtë të shtunë do të ndeshet kundër Donald Cerrone, në Las Vegas, Nevada