Pagat e lojtarëve të PSG – nuk do ta besoni sa shumë fiton Neymar, Mbappe as afër tij

Lista e zbuluar me pagat e lojtarëve të Paris Saint Germain ka nxitur reagime të shumta.

Paris Saint Germain njihet si një nga skuadrat më të pasura në botën e futbollit, me shpenzimet më të mëdha për fondin e lojtarëve që ka.Së fundmi janë zbuluar edhe pagat e lojtarëve të PSG, ku sigurisht vëmendjen më të madhe mori paga e Neymar JR.

‘Dailymail’ bën të ditur se Neymar fiton rreth 600 mijë funte në javë ose rreth 2.6 milionë funte në muaj.

Braziliani është lojtari më i paguar te PSG, njëkohësisht më i paguari në Ligue 1. Ai lë prapa vetes yllin francez, Kylian Mbappe, në raport me të cilin fiton rreth dy herë më shumë.Kylian Mbappe ka një pagë rreth 375 mijë funte në javë. Këto shifra nuk përfshijnë bonuset, por përsëri qëndrojnë larg atyre të Neymar.

Vlen të përmendet se edhe Edison Cavani, Marquinhos, Thiago Silva, Marco Verrati, Angel Di Maria e Keylor Navas fitojnë së paku 1 milion euro në muaj.