Të premtën në Xhaminë e Gllarevës, organizim për dhurimin e gjakut

Në Xhaminë e Gllarevës, me datë 04.02.2022 nga ora 12:30 deri në 14:00, ftohen të gjithë njerëzit të cilët gëzojnë shëndet të mirë që të paraqiten, për dhënien vullnetare të gjakut.

Ky gjest human bëhet në dedikim të të sëmurëve, dhe të lënduarve që shërohen në spitalet tona.
Organizim ky nga Qendra Kombëtare e Kosovës, për transfuzionin e gjakut.

“Një pikë gjaku e dhuruar nga ju, për dikë do të thotë jetë, e jeta është gjëja më e çmuar që ka njeriu”.