MINT-i ndalon së shituri 200 kositëse të barit me prejardhje nga Kina

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar se janë ndaluar së shituri 200 kositëse bari me prejardhje nga Kina.

Sipas njoftimit, këto kositëse nuk i kanë plotësuar kërkesat ligjore të sigurisë dhe si të tilla nuk mund të vendosen në treg për konsumatorët.

Po ashtu është është ndaluar ekspozimi i cigareve elektronike, është bërë mbikëqyrja e tregtisë dhe cilësisë së naftës e vajrave motorike, është bërë verifikimi i produkteve për përmbushje të standardeve dhe të sigurisë etj.

“Gjatë javës së kaluar Inspektorati ka kryer 55 kontrolle tek operatorët ekonomikë në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Si rezultat i besueshmërisë së qytetarëve në efikasitetin e punës së MINT, janë pranuar dhe shqytuar 98 ankesa të konsumatorëve.

Me qëllim të analizimit të cilësisë së produkteve të naftës janë marrë 30 mostra për testim në laboratorët e akredituar. Verifikimi i peshës së bukës dhe sasisë së naftës, po ashtu kanë qenë në fokus të inspektorëve, që është bërë në bashkëpunim me Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës, që funksionin në kuadër të MINT”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu bëhet e ditur se inspektorët janë duke vazhduar që të kontrollojnë çmimet e naftës.

Inspektorët kanë vazhduar edhe me monitorimin e rregullt të çmimeve të produkteve të naftës

“Inspektorati i Tregut do të vijojë të mbikëqyrë tregun me intensitettë shtuar dhe do të trajtojë secilën nga ankesat e konsumatorëve, për çfarë edhe i inkurajon ata që të paraqesin parregullsitë që hasin në treg”, thuhet ndër tjera.