Terroristët i lanë në pjesën malore, Policia sekuestron armë të rënda, municion e pajisje ushtarake në Zveçan

Policia e Kosovës ka vazhduar sot me kontrollin në zonën e veriut, pas sulmit terrorist ndaj zyrtarëve policorë të dielën e 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, Policia njofton se gjatë kontrollit të terrenit që përfshin fshatin Brezne – Zveçan, në pjesën malore të cilën e kanë shfrytëzuar terroristët, kanë gjetu dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të armëve të rënda, municionit dhe pajisjeve të ndryshme ushtarake.

Sendet e gjetura dhe sekuestruara janë evidentuar sipas gjetjes në terren, e të cilat janë si në vijim:

antiplumb,
karikator me 30 fishek,
kapelë dhe doreza,
maskë ngjyrë e gjelbërt,
maskë tjetër,
antiplumb me tre karikator dhe 90 fishek,
çantë e vogël për brez,
# pjesë e sipërme e uniformes,
antiplumb me 3 karikator dhe 85 fishek,
armë e gjatë me 5 karikator me nga 30 fishek,
një rrip, dy karikator me nga 30 fishek, armë e gjatë dhe dy karikator të pistoletës me nga 15 fishek,
gjoksore ngjyrë e zezë me 5 karikator nga 30 fishek dhe një granat dore,
armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek,
armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek,
armë e gjatë me një karikator me 30 fishek,
armë e gjatë me një karikator me 30 fishek,
radio lidhje motorol,
zolle,
kapelë ngjyrë ushtarake,
një antiplumb me një karikator dhe 30 fishek,
një karikator,
radio lidhje,
xhakete shiut,
një pako me cigare.
Policia njofton se pas dokumentimit dhe paketimit, të gjitha provat materiale janë tërhequr nga ana e forenzikes, për të vazhduar me procedurat e mëtejme në bashkëpunim dhe koordinim me organet e