Zhvillimi i bujqësisë në fokus: VV Klinë viziton fermerët e Gllarevës

Gjatë ditës së sotme, një delegacion nga Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Klinë, i kryesuar nga znj. Teuta Mulaj, kryetare e qendrës, dhe z. Ramiz Rrusta, kandidat për kryetar të Komunës së Klinës, realizoi një vizitë në fshatin Gllarev, ku u takuan me fermerët Mehmet Mehmetaj dhe Avni Haxhaj.

Në këtë takim, i cili u zhvillua në kuadër të angazhimeve për afrim me qytetarët dhe njohje më të afërt me punën në terren, përfaqësuesit e VV-së u njoftuan nga afër me ecurinë e punës në sezonin aktual të korrje-shirjeve.

Gjatë bisedës me fermerët, u trajtuan tema që lidhen me sfidat në bujqësi dhe rëndësinë e përkrahjes institucionale për këtë sektor, i cili konsiderohet si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik në vend. Fermerët shprehën falënderim për mbështetjen që, sipas tyre, po ofron Qeveria në këtë fushë, veçanërisht në periudhat e ngarkuara të sezonit bujqësor.

Në përfundim të vizitës, përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! u uruan të gjithë fermerëve punë të mbarë dhe sukses gjatë fushatës së korrje-shirjeve, me shpresën që ky vit të jetë i begatë për bujqësinë
vendore

.