Harta me shtetet që kanë armë nukleare

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shkaktoi jo pak frikë e panik në botë teksa njoftoi se do të vërë në gatishmëri të lartë forcat bërthamore.

Pushtimi rus i Ukrainës vijon të jetë i mbështetur tërësisht në armët konvencionale, tanke, bombardues që fluturojnë lart, anije që zbarkojnë në qytetin port të Odesa, por deklarata e Putinit ishte një kujtesë e fortë se armët bërthamore nuk janë vetëm gjigantët e një epoke të shkuar, por mbeten një pjesë kyçe e rendit të sigurisë që doli pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, shkruan ReportTV.al

Llogaritet se Rusia ka rreth 6000 armë bërthamore dhe Shtetet e Bashkuara kanë rreth 5500. Arsenali bërthamor është mjaft i madh për të vrarë miliarda njerëz, por edhe për të shërbyer si një parandalues ëkundër sulmeve.

Është vlerësuar se sot në botë ka rreth 13,080 armë bërthamore. Ndërsa kjo është shumë më pak se sa kishin SHBA-të apo Rusia gjatë kulmit të Luftës së Ftohtë, vihet re se ka më shumë vende me armë bërthamore sesa kishte 30-40 vjet më parë.

Cilat vende kanë armë bërthamore?

Rusi – 6,255 (1,458 aktive, 3039 në dispozicion, 1,760 në pension)

Shtetet e Bashkuara – 5,550 (1,389 aktive, 2,361 në dispozicion, 1,800 në pension)

Kina – 350 në dispozicion (arsenali bërthamor që zgjeron në mënyrë aktive)

Francë – 290 në dispozicion

Mbretëria e Bashkuar – 225 në dispozicion

Pakistan – 165 në dispozicion

Indi – 156 në dispozicion

Izrael – 90 në dispozicion

Koreja e Veriut – 40-50 në dispozicion (vlerësuar).