Ky është programi i kremtës së Pashkëve

Zëdhënës i Ipeshkvisë, Don Fatmir Koliqi, përmes një njoftimi për media ka prezantuar programin e festës së Pashkëve 2023 në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.

Në njoftim bëhet e ditur se nesër në ora 21:00 mbahet mesha solemne e Pashkës, e cila do të udhëheqet nga Ipeshkvi, Imzot Dodë Gjergji.

Programi i kësaj katedraleje vazhdon edhe dy ditë të tjera, pra të dielën dhe të hënën.

Njoftimi i plotë i tyre:

E shtunë, 8 prill 2023 – VIGJILJA E PASHKËS

ORA 21:00: Mesha solemne e Pashkës në Katedralen Shën Nënë Tereza Prishtinë,

të cilën do të udhëheq Ipeshkvi ynë, SH.T. Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarë të dioqezës.

E diele, 9 prill 2023 – DITA E PASHKËS

ORA 11:00: Mesha në Katedralen Nënë Tereza Prishtinë.

Kurse Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, do të kremtojë meshën e Ditës së Pashkës në Katedralen Zoja Ndihmëtare në Prizren, në orën 11:00.

E diele, 9 prill – PRITJA SOLEMNE

ORA 19:00: Pritja solemne në Qendrën “Bogdanipolis”, që gjendet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, e cila organizohet nga ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, SH. T. Imzot Dodë Gjergji, me rastin e Festës së Pashkës 2023.