“E ka vra me kallash në sy të gruas e të fëmijëve”, dëshmitari i rastit rrëfen momentin kritik të vrasjes në Prizren

Pak më parë për një rast të rëndë që ka ndodhur në Prizren ku një person ka mbetur pa shenja jete pasi dyshohet se u privua nga jeta nga një burrë rreth të 50-tave.

Për rastin e rëndë ka folur një dëshmitar i rastit, i cili ka zbuluar ekskluzivisht për Sinjalin se viktima u vra në sy të gruas e fëmijëve.

“Në sy të fëmijës e vrajti njeriun, e la për toke. Nuk po dihet pse, veç atë burrin e njoh, punojke në ndërtim ai, i Malishevës. Në sy të gruas, në sy të fëmijës e ka gjujtë, me kallash”, tregoi njëri nga dëshmitarët e rastit për Sinjalin

Burimet e Sinjali nga Prokuroria bëjnë të ditur se viktima është B.Morina.

Gazeta sinjali