Italia bonus deri në 500 euro kush blen biçikletë

Ndërsa vendet në të gjithë Evropën fillojnë të lehtësojnë masat e bllokimit të ndërmarra si pasojë e koronavirusit, një pyetje kryesore me të cilën përballen qeveritë është se si t’i bëjnë popullsitë e tyre të lëvizin të sigurt, pa rrezikun e infektimit.

Me shërbime të zvogëluara të transportit publik dhe me kushtin e distancimit fizik, qeveritë në të gjithë kontinentin po kërkojnë mënyra të reja për të inkurajuar njerëzit të ecin apo të përdorin biçikletat.

Në mbështetje të qeverive ka dalë edhe OBSH e cila, siç transmeton Shqiptarja, ka deklaruar që “Kurdo dhe kudo që të jetë e mundur, duhet marrë në konsideratë përdorimi i biçikletave për të shmangur dyndjen në transportin publik”

Qeveria italiane ka vendosur të subvencionojë blerjen e biçikletave për të gjithë qytetarëve e saj deri në masën 70%. Kjo nismë është pjesë e planit të rihapjes së Italisë ku transporti me mjete urbane do të jetë më i kufizuar. Për ta dekurajuar më shumë përdorimin e këtij transporti për periudhën pas-karantinës, ministria e Infrastukturës dhe Transportit ka propozuar të inkurajojë blerjen e skuterëve, biçikletave dhe automjeteve personale me energji elektrike.

Nëpërmjet tij synohet të paguhet nga shteti 65-70% e vlerës së mjetit, me një tavan prej 500 eurosh.

Mbretëria e Bashkuar

Edhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar një paketë prej 2.48 miliardë dollarësh për të vendosur çiklizmin dhe ecjen “në zemër të” planit të transportit të vendit për të provuar dhe lehtësuar presionin mbi transportin publik.

Franca

Qeveria franceze u ka kërkuar njerëzve që të mos përdorin makinat por biçikletat për të lëvizur për në punë kur mbyllja e plotë nga COVID-19 përfundon në 11 maj.

Një iniciativë nga ministria e energjisë dhe transportit përfshin zhvillimin e korsive të përkohshme të biçikletave dhe subvencione me vlerë 21.94 milionë dollarë në drejtim të kostos së riparimeve.