Iu dha lamtumira mjekut Qamil Morina, mbi 700 qytetarë në varrim

Ashtu edhe siç e kishte lënë amanet, mjeku dhe veterani i UÇK-së, Qamil Morina u varros në fshatin e tij të lindjes, Gulluboc të Malishevës.

Në varrimin e të ndjerit ani pse mot i ligë me borë, morën pjesë mbi 700 persona nga edhe Klina Info ka sjellë pamje.

Fjalime mbajtën përfaqësues nga OVL-UÇK, nga QKMF në Klinë ku Morina edhe kishte punuar.

Ndërsa letrën ku i ndjeri kishte lënë amanetin, e lexoi Hoxha Mulla Xhevat Kryeziu.

Gjithashtu sot në Klinë, u mbajtë edhe një mbledhje komemorative, ku foli kryetari i kësaj komune dhe nga QKMF.

Kujtojmë që do të ketë vetëm një ditë të pame (e hënë), në Klinë ku edhe kishte jetuar.

Qamil Morina vdiq nga një sëmundje e rëndë.