Arrestohet një qytetar në qendër të Klinës

Para pak minutash nga Policia e Kosovës, është arrestuar një person në sheshin “Mujë Krasniqi”, në qendër të Klinës.

Siç mëson Klina.info personi në fjalë dyshohet se kishte penguar patrullat policore.

Pas intervistimit nga njësitet përkatëse, Policia ka kuptuar se i dyshuari është me probleme mendore./Klina info/