Komuna e Klinës merr grante për performancën e mire

Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redžepi, bashkë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kanë marrë pjesë në takimin e organizuar bashkë  me kryetarët e 23 komunave të Kosovës, ku u nënshkrua marrëveshja për bashkëfinancim të projekteve kapitale nga Granti i Performancës Komunale.

Sipas një njoftimi te Kryetarit te Klines Zenun Elezaj klina ka perfituar 183 976 euro

Postim i Elezajt

NËNSHKRUHET MARRËVESHJE NË VLERË 183 976 EURO NË MES TË KOMUNËS SË KLINËS, MAPL-së dhe DEMOS-it

Sot, në prani të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nga ministrja në detyrë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redzepi, kam pranuar shpërblimin e Grantit të Përformancës, ku Klina është radhitur ndër komunat me përformancë më të mirë.

Me këtë rast kemi nënshkruar marrëveshje bashkëfinancimi në vlerë prej 183 976 euro, ku për realizimin e këtyre projekteve komuna po ashtu do të kontribuojë me mjete vetanake.

Projektet të cilat do të financohen nga këto mjete janë:

* Hapja e puseve për furnizim me ujë të pijes.
* Ndërtimi i fushës ndihmëse të futbollit dhe i parkut të qytetit.
* Ndërtimi i kanalizimit të ujërave të zeza për fshatrat Ujëmirë, Doberdol, Çabiq, Siqevë deri në Shtaricë.
* Po ashtu do të financohet ndërtimi i rrugëve në Shtupel dhe Kerrnicë.

Falënderova ministren Redzepi për vlerësimin korrekt dhe për përkrahjen e vazhdueshme që Ministria jep për komunat.
Përfitimi i këtij granti është rezultat i punës serioze, qeverisjes transparente e llogaridhënëse, menaxhimit adekuat e shërbimeve cilësore që komuna ka ofruar për qytetarët.