Komandanti i ri i RC-W prezantohet me autoritetet lokale

Peje 31 janar 2022.
Komandanti i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it (RC-W), kolonel Marco Javarone, i cili me 16 janar 2022 mori drejtimin e RC-W të misionit të NATO-s të quajtur “Join Enterprise”, këto dite mbajti dy takime të rëndësishme me kryetarin e komunës së Mamushës, Abdülhadi Krasniç dhe me igumenin e Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq.

Tema kryesore e trajtuar në të dyja takimet ishte përhapja e shpejtë e COVID-19 në Kosovë, apeli i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për të gjithë qytetarët që të mbajnë maska dhe të vaksinohen (opsionet e vetme për të parandaluar përkeqësimin e situatës epidemike) dhe ora policore, e cila, sipas shumëkujt, eshte një masë tepër drastike, pasi kufizon punën e kompanive dhe rrjedhimisht i shkakton dëme të rënda ekonomike vendit.

Tema e dytë me interes të përbashkët ishte kriza serioze energjetike që ka kapluar së fundmi Kosovën dhe e cila sheh ndërprerje sistematike të energjisë elektrike pasi që dy termocentralet e thëngjillit të vendit kanë pësuar së fundmi disa defekte dhe sistemi energjetik i Kosovës tani është tërësisht i varur nga importet.

Lidhur me këtë, komandanti i Komandës Rajonale Perëndimore theksoi se KFOR-i në të kaluarën ka mbështetur projekte te përfunduara me instalimin e sistemeve fotovoltaike dhe do të vlerësojë nëse ekzistojnë kushtet për të mbështetur Komunën në këtë drejtim.

Kryetari Krasniç, gjatë intervistës me kolonelin Marco Javarone, konfirmoi bashkëpunimin e tij të plotë me KFOR-in, përkushtimin e tij për t’i shërbyer qytetarëve të komunitetit të tij dhe promovimin e vazhdueshëm (përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës) të tolerancës ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në përpjekjen sinergjike për të arritur një ditë një Republikë të bashkuar nën një flamur të vetëm.

Igumeni Sava Janjiq shfrytëzoi rastin për të ripërtërirë falënderimet e tij për RC-WEST për materialin teknik të dhuruar së fundmi Manastirit, shumë i dobishëm për riprodhimin besnik të afreskeve në rezolucion të lartë dhe rritjen e turizmit falë promovimit në rrjetet sociale. Komandanti i Komandës Rajonale Perëndimore ka ripërtërirë angazhimin e tij për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për objektin e kultit të lartpërmendur, simbol i paqes dhe lutjes, siç kërkohet me rezolutën nr. 1244 të vitit 1999 dhe përcaktoi me igumenin disa projekte të mundshme për të ndarë temat e tolerancës dhe bashkëjetesës paqësore.

KFOR-i është misioni më konsistent i NATO-s për nga numri i ushtarëve, me 3700 burra dhe gra të angazhuara, nga të cilët rreth 628 janë italianë që u përkasin të katër Forcave të Armatosura, të cilët çdo ditë kontribuojnë për një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. .