Jarinjë, arratiset nga policia i dyshuari që ishte në stop listë

Një burrë i cili figuronte në stop listë, gjatë tentimit për ta ndalur nga zyrtarë policor në Jarinjë i ka sulmuar policët duke i’u shmangur arrestimit.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari i’u shmang arrestimit duke kaluar në pjesën e Serbisë.

Rasti ka ndodhur më 8 dhjetor rreth orës 17:40.

“SPK Jarinje, 08.12.2022 – 17:40. I dyshuari mashkull  i cili ishte në stop listë, gjatë tentimit për ta ndalur nga zyrtaret policorë i ka sulmuar policët dhe ka arritur që ti shmangët arrestimit nga zyrtarët policor duke kaluar në pjesën e Serbisë”- thuhet në njoftimin e Policisë.